Bota

Aksion policor në Shkup/ Arrestohen 15 persona, 3 të tjerë në kërkim

Pas marrjes së urdhrave për bastisje të lëshuara nga gjyqtari për procedurë paraprake, janë kryer bastisje në gjithsej 27 banesa në Shkup dhe janë ndaluar 15 persona të moshës nga 20 deri në 54 vjeç, të gjithë nga Shkupi, ndërsa tre prej tyre (Z.N., E.S. dhe S.S.) janë në kërkim.

17 Maj 2023, 17:59 Nga f.i
Aksion policor në Shkup/ Arrestohen 15 persona, 3 të tjerë
arrestimi

MAQEDONIA E VERIUT- Një operacion i madh policior është zhvilluar në Shkup pas hulumtimeve disa mujore, në të cilin janë shkatërruar tre grupe të organizuara kriminale të cilët për një kohë të gjatë kanë qenë të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, raportojnë mediat vendase.

Kontrollet janë kryer në vendbanimet Haraçinë, Hasanbeg, Kisella Vodë, Karposh dhe Shuto Orizarë. Pas marrjes së urdhrave për bastisje të lëshuara nga gjyqtari për procedurë paraprake, janë kryer bastisje në gjithsej 27 banesa në Shkup dhe janë ndaluar 15 persona të moshës nga 20 deri në 54 vjeç, të gjithë nga Shkupi, ndërsa tre prej tyre (Z.N, E.S. dhe S.S.) janë në kërkim.

“Departamenti për luftimin e krimit të organizuar dhe të rëndë, në koordinim me bastisjet e kryera dhe sendet e gjetura, si dhe në bazë të provave materiale të siguruara paraprakisht, sot (17.05.2023) ka dorëzuar kallëzim penal kundër 18 personave nga Shkupi, në total për 20 vepra penale kundër S.R.(26), R.N.(20), A.B.(37), D.G.(39), E.A.(23), Z.N. (35), GJ.A.(34), M.B.(33), E.Sh.(25), Sh.S.(31), A.R.(23) dhe B.A.(33) për “prodhim dhe tregtim të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, kundër M.B.(32) për “prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve”. substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe për “prodhimit, posedimit, ndërmjetësimit dhe tregtimit të paautorizuar të armëve apo lëndëve shpërthyese”, si dhe kundër I.A.(38), D.A.(54), A.S.(27), O.N.(39) dhe M.B.(42) për “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve apo lëndëve shpërthyese”, -thonë nga MPB.

arrestohen 15 persona ne shkup shkup

Sondazh

Poll