Bota

Kilicdaroglu: Erdogan merr udhëzime nga Rusia, nuk do ia dorëzojmë vendin atij

Në mesazhin e tij, ai e akuzon drejtpërdrejt se Erdogan "pranon udhëzimet e Rusisë me kokën ulur" por edhe se "qytetarët turq i quan terroristë dhe në fund anëtarë të FETO-s" në varësi të interesit të tij. 

17 Maj 2023, 17:11 Nga f.i
Kilicdaroglu: Erdogan merr udhëzime nga Rusia, nuk do ia
Kemal Kilicdaroglu

TURQI- Para raudit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi, riavi i Erdogan, Kemal Kilicdaroglu i bëri thirrje popullit të Turqisë përmes Twitter-it që t'i kthejë shpinën Erdoganit.

Në mesazhin e tij, ai e akuzon drejtpërdrejt se Erdogan "pranon udhëzimet e Rusisë me kokën ulur" por edhe se "qytetarët turq i quan terroristë dhe në fund anëtarë të FETO-s" në varësi të interesit të tij. Njëkohësisht ai deklaroi se “do të luftojë deri në fund” dhe u bëri thirrje qytetarëve “të mos e dorëzojnë atdheun”. 

“Nga këtu ju drejtohem të gjithëve. Këtë atdhe nuk e gjetëm rrugës. Ne nuk do ta dorëzojmë atë në logjikën që solli 10 milionë refugjatë dhe emigrantë të paligjshëm. Ne nuk do t'ia dorëzojmë atdheun tonë një të ashtuquajturi lider botëror, i cili deri vonë ishte "bashkëkryetar" i projektit "Lindja e Mesme e Madhe", ndërsa tani ai po pranon udhëzimet e Rusisë me kokën ulur dhe duart e palosur. Ndërsa dhjetëra mijëra civilë vdiqën në tërmet, (Erdogan) nga frika urdhëroi ushtrinë të tërhiqej ndërsa njerëzit prisnin ndihmë. Ne nuk do t'ua dorëzojmë vendin atyre. Ne nuk do t'ua dorëzojmë atdheun tonë atyre që në varësi të interesave të tyre i quajnë kurdë shtetasit turq, pastaj terroristë dhe në fund anëtarë të FETO-s. Të rinjtë ngrihen në këmbë. Shkundni dheun e të vdekurve. Kush e do vendin e tij le të shkojë në zgjedhje. Ne do të luftojmë deri në fund. Do të fitojmë patjetër. Absolutisht!", -u shpreh Kilicdaroglu në video-mesazhin kushtuar populli.

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll