Bota

Skandali në 'TikTok'/ Doli “live” nga salla e gjinekologjisë, dënohet anestezisti

Mjeku i anestezisë, Valton Dervishi është dënuar me një vit e tre muaj burg.

17 Maj 2023, 17:21 Nga f.i
Skandali në 'TikTok'/ Doli “live” nga salla e
denoncimi në rrjet

MAQEDONIA E VERIUT- Mjeku i anestezisë, Valton Dervishi pas publikimit në rrjetin social 'TikTok' të një videoje nga Reparti i Gjinekologjisë, ku edhe ka qenë i punësuar është dënuar nga Gjykata Themelore e Tetovës. Ai është dërguar në gjykatë nga burgu i Shkupit.

Dervishi është dënuar me një vit e tre muaj burg. Mjeku është dënuar për veprat, “punë të pakujdesshme në shërbim” dhe “incizim të paautorizuar”. Mësohet se Dervishi e ka pranuar fajësinë para trupit gjykues dhe ka kërkuar falje për veprën e bërë.

Ngjarja ka ndodhur më 14 prill, ndërsa mjeku ka qenë në vendin e punën në Spitalin e Tetovës. Denoncimi lidhur me publikimin e videos në aplikacionin TikTok, është bërë nga drejtori i Spitalit të Tetovës, Pëllumb Vela, i cili aktin e mjekut e kishte cilësuar të “papranueshëm”. Drejtuesit e spitalit, në procedurë urgjente, kanë vendosur për largimin e mjekut nga puna, ndërsa Oda e Mjekëve e Maqedonisë së Veriut ia ka marrë edhe licencën për punë.

valton dervishi mjeku ne tetove tetove

Sondazh

Poll