Sport

Achfaf Hakimi, tifoz i Interit! Shikoni gëzimi e marokenit, pas golit të Lautaro Martinez…

Mbrojtësi i PSG-së Achraf Hakimi ka kaluar një mbrëmje të mirë të martën në “Giuseppe Meazza”

17 Maj 2023, 12:00 Nga DOSJA

Achfaf Hakimi, tifoz i Interit! Shikoni gëzimi e marokenit, pas golit

ITALI - Achraf Hakimi ka ende gjak ‘zikaltër’. Duke u larguar nga Interi në verën e vitit 2021 për t'u bashkuar me PSG-në, futbollisti maroken duket se ende mban në zemër klubin lombard. 

Mbrëmë gjatë derbit të Milanos, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League, ish-lojtari i Real Madrid është parë në tribunat e “Giuseppe Meazza” për të mbështetur ish-shokët e tij. 

Si të gjithë tifozët e Interit, edhe mbrojtësit të ‘Luanëve të Atlasit’ nuk iu desh të shqetësohej shumë gjatë lojës, para golit të dorëzimit, shënuar nga kapiteni Lautaro Martinez një çerek ore nga fundi. 

Stadiumi i mbushur kryesisht me zikaltër, shpërtheu nga gëzimi, një eufori e cila rrëmbeu edhe mbrojtësin parizien. Një festë që i bën njerëzit të reagojnë dhe ndez debatin mes tifozëve të PSG-së këtë mëngjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll