Politike

VENDORET- Koalicioni “Bashkë Fitojmë” NESËR protestë kundër procesit zgjedhor

Forumi Rinor i koalicionit Bashkë Fitojnë në Kamzë ka lajmëruar zhvillimin e një proteste paqësore përballë ambienteve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

17 Maj 2023, 16:42 Nga k.m.
VENDORET- Koalicioni “Bashkë Fitojmë” NESËR
Foto ilustruese

TIRANË- Nesër rikthehet Kuvendi i Shqipërisë, por duket se opozita do të kundërshtojë rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 prillit, në të cilat koalicioni "Bashkë fitojmë" humbi bindshëm. Kështu që Forumi Rinor i koalicionit Bashkë Fitojnë në Kamzë ka lajmëruar zhvillimin e një proteste paqësore përballë ambienteve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

“Ju bëjmë me dije se ditën e Enjte, datë 18.05.2023 nga ora 11.00, përballë ambienteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Forumit Rinor të koalicionit “BASHKE FITOJMË”, do të zhvillohet një protestë paqësore për kundërshtimin e procesit zgjedhor të mbajtur në Kamzë më datë 14.05.2023,”- thuhet në njoftim.

 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 kamez

Sondazh

Poll