Politike

Humbi garën për Durrësin përballë Emirjana Sakos, Igli Cara pranon rezultatin: U ndikua nga shumë faktorë

Cara mori 38.784 mijë vota, e ndërsa kundërshtarja e tij, Emiriana Sako 48.512.

17 Maj 2023, 11:08 Nga A.B
Humbi garën për Durrësin përballë Emirjana Sakos, Igli
Igli Cara

TIRANË- Igli Cara, kandidati për Bashkinë e Durrësit ka reaguar pas humbjes ndaj Emirjana Sakos. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, ai falenderon të gjithë personat që e përkrahën, madje shton se do të vazhdojë që të kontribuojë për qytetin edhe pse nuk fitoi. 

“Mirënjohës ndaj çdo bashkëqytetari që më mbështeti përgjatë këtij rrugëtimi, duke më votëbesuar në këto zgjedhje! Falënderues ndaj çdo demokrati, opozitari, mbështetësi, që u bënë pjesë e procesit të votimit dhe numërimit, duke tejkaluar vështirësitë dhe duke qenë aty, për t’i dhënë vlerë çdo vote! Një rezultat i ndikuar nga shumë faktorë, i cili tregoi se vullneti i qytetarëve mund të kushtëzohet, të kontrollohet dhe të tjetërsohet, në emër të zhvillimit, për të përqendruar pushtetin në një dorë të vetme, që shpërdoron dhe grabit ditën për diell, pasuritë kombëtare dhe fondet publike. Durrësi mbetet familja jonë e madhe, që na bën bashkë, ku unë do të vazhdoj, si çdo ditë, të shikoj miqtë, kolegët, qytetarët në sy, duke u shtrënguar duart, sepse lidhja me këtë qytet dhe ndershmëria, për mua mbeten zgjedhje pa kompromis. Faleminderit me zemër”, tha Cara.

Cara mori 38.784 mijë vota, e ndërsa kundërshtarja e tij, Emiriana Sako 48.512./Dosja.al

igli cara emirjana sako

Sondazh

Poll