Politike

S'pranon humbjen në zgjedhje! Meta tregon lëvizjen e radhës pas '14 Majit'

Meta tha se së pari do faktohen akuzat për rezultatet sipas tij të pavërteta të 14 Majit.

17 Maj 2023, 12:53 Nga A.B
S'pranon humbjen në zgjedhje! Meta tregon lëvizjen e radhës
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta u takua përreth një orë me kryedemokratin Sali Berisha në selinë blu. Pas përfundimit të takimit, ai u pyet nga gazetarët se nëse do ketë ndonjë protestë të mundshme nga ana e opozitës. Meta tha se së pari do faktohen akuzat për rezultatet sipas tij të pavërteta të 14 Majit.

“Së pari është dokumentimi i masakrës zgjedhore, dhe më pas përgatitja për të nisur betejën e transparencës në të gjitha këshillat bashkiakë. Gomerët nuk do kenë më mundësi të vjedhin të qetë taksat e qytetarëve."

ilir meta

Sondazh

Poll