Politike

'Kam thënë GOOD BYE'/ Do dorëhiqet pas humbjes? Berisha: E kam bërë këtë betim në '91, sot ta harrojnë se do tërhiqem

Berisha tha se ka më shumë motiv për të drejtuar partinë. 

17 Maj 2023, 13:25 Nga A.B
'Kam thënë GOOD BYE'/ Do dorëhiqet pas humbjes?
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka nënkuptuar se nuk do japë dorëheqjen. Ditën e sotme, teksa doli në një deklaratë për mediat, tha se PD u fut në zgjedhje pa logo dhe pa asnjë financim. Po ashtu, Berisha tha se ka bërë një betim në vitin 1991, ku u zotua se do të tërhiqej nga politika kur të humbasë zgjedhjet e lira. Mirëpo shtoi se tashmë ka më shumë motiv për të drejtuar partinë. 

Pyetja- Morët 1 milionë vota kundër, dhatë dorëheqjen. Morët rezultatet më të këqija. A nuk mendoni se shqiptarët janë lodhur? 

Berisha: Këto janë tezat të atyre që duan të justifikojnë dhunimin e votës, nëse doni të bëni një analizë s'dua të futem në të gjitha aspektet. E vërteta është një përpjekje antiligjore. Kjo është me fakte dhe me vendime. Me ndërhyrje, është realitet. Çdo lloj parimi dhe ligji, PD, forca kryesore u fut në zgjedhje pa logo. Pa asnjë financim, cfarë synimi kishin, zhdukjen.

Unë kam bërë një betim në vitin 1991, ka qënë që zgjedhjet e para të lira që do humbas do largohem nga politika. Ka qenë betim, dhe do i qendroj, në rastin e parë që ka ndodhur thashë 'good bye'. Të harrojë kush se unë mund të tërhiqem, veçse nga vota e demokratëve, asnjë presion, përkundrazi, vetëm sa më shtojnë motivet, se shof se lufta për shqiptarë duhet bërë më shumë. Ata që duartrokasin se na erdhi radha, ata janë viktima të një segmenti të shkurtër. 

sali berisha

Sondazh

Poll