Politike

"Blerja e votës kap 500 euro"/ Berisha: Regjimi i Ramës u ka thënë merr 'këto euro dhe mos dil në votim'

Berisha tha se qeveria ka vjedhur votën duke nisur nga 300 deri në 500 euro.

17 Maj 2023, 13:35 Nga A.B
"Blerja e votës kap 500 euro"/ Berisha: Regjimi i Ramës u ka
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar vjedhjen që u bë gjatë fushatës zgjedhore. Në një dalje për mediat, Berisha tha se qeveria ka vjedhur votën duke nisur nga 300 deri në 500 euro. Po ashtu, ai tha se ka dhe raste që u kanë kërkuar personave që të mos dalin nga banesa e për të shkuar e për të votuar. 

Pyetja- Të dhënat për blerjen e votës, sa vota ka blerë PS? 300 mijë shqiptarë që nuk kanë votuar, kë kanë refuzuar?

Berisha; PS ka blerë votat që iu është dashur të rrëzojë rezultatin, unë mund të të citoj dhe bashkinë por nuk ia vlen. Blerja e votës kap 500 euro. Teknika e tyre është e njohur, zgjedhin zonat që duan të përmbysin rezultatin. 

Pjesëmarrja: Për mua askush s'me thote dot sesa janë votuesit sot kur në 1 vit sipas Eurostat kanë ikur nga Shqipëria 210 mijë shqiptarë. U kanë thënë merr këto euro dhe mos dil në votim. Në zona ku nuk sigurohen se ajo jep rezultat, kalohet në blerje vote ku cmimet janë më të larta. /Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll