Bota

“Aman më lësho”, shoferi në Angli kap nga flokët gruan teksa i jepte makinës, e tërheq zvarrë

4 Tetor 2019, 06:24 Nga DOSJA
“Aman më lësho”, shoferi në Angli kap nga flokët

ANGLI– Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në rrugët e Londrës që ka tmerruar të gjithë kalimtarët e zonës. Mediat lokale shkruajnë se një grua është kapur nga flokët nga një burrë në një pikë karburanti.

Burri, i cili është filmuar nga kamerat ishte duke drejtuar një automjet tip “Toyota Aygo”, në momentin që i ngjiti duart në flokë gruas dhe nuk ia hiqte duke e marrë zvarrë pas makine.

Pamjet shokuese, tregojnë sesi shoferi i automjetit e ka kapur gruan për flokësh dhe vazhdon t’i japë përpara makinës.

Gjithçka ka ndodhur në një pikë karburanti në Preston në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Një kalimtar i rastit ka parë gjithçka me sy dhe ka bërë video dhe foto nga vendi i ngjarjes.

Këto pamje tashmë po bëjnë xhiron e rrjetit. Dëshmitari tregon se ka lajmëruar menjëherë policinë dhe se gruaja thërriste vazhdimisht “më lësho, të lutem më lësho”.

Ndërkohë, shoferi ende nuk është arrestuar dhe nuk dihen motivet që e çuan t’ia bënte këtë gruas, e cila shpëtoi pa dëmtime të mëdha.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota angli burri kap gruan nga floket terheqje zvarre angli burri kap gruan nga floket terheqje zvarre

Sondazh

Poll