Bota

Përhapën informacione të rreme, Moska arreston producentin dhe regjisorin rus

Rodnyansky i lindur në Kiev ka qenë ndër figurat më me ndikim në kinematografinë ruse në dekadat e fundit.

17 Maj 2023, 13:44 Nga a.l
Përhapën informacione të rreme, Moska arreston producentin dhe
Alexander Rodnyansky

RUSI- Një producent i njohur filmi dhe një regjisor teatri do të arrestohen për përhapjen e informacionit të rremë për ushtrinë ruse. Mediat e huaja raportojnë se, një gjykatë në Moskë ka urdhëruar arrestimin e Alexander Rodnyansky dhe Ivan Vyrpaev, të cilët jetojnë jashtë vendit, duke thënë se ata do të ndalohen pasi të ekstradohen ose autoritetet ruse të arrijnë t'i kapin. 

Vyrypaev gjithashtu është vendosur në listën federale të kërkimit nga Ministria e Brendshme e Rusisë. Rodnyansky i lindur në Kiev ka qenë ndër figurat më me ndikim në kinematografinë ruse në dekadat e fundit.

Ai u largua nga Rusia pas fillimit të luftës dhe ka folur vazhdimisht hapur kundër pushtimit të Vladimir Putin. Në tetor 2022, Ministria e Drejtësisë e Rusisë e shpalli Rodnyansky një "agjent të huaj". Dramaturgu, regjisori dhe aktori i njohur Vyrypaev ka disa vite që jeton dhe punon në Poloni dhe ka folur gjithashtu në kundërshtim me luftën.  

alexander rodnyansky

Sondazh

Poll