Politike

Kryebashkiaku i zgjedhur i Kavajës e fton për kafe Ramën: Ja çfarë do t'i kërkoj të realizoj si fillim

Një prej tyre, sipas tij, është Rruga e Bregdetit është projekti që do të kërkonte të realizonte të parin.

16 Maj 2023, 23:26 Nga DOSJA
Kryebashkiaku i zgjedhur i Kavajës e fton për kafe Ramën: Ja
Fisnik Qosja

TIRANË- Kandidati fitues i zgjedhjeve vendore në Kavajë, Fisnik Qosja tha se është i gatshëm të ulet me kryeministrin Edi Rama në çdo moment për të mirën e qytetarëve të Kavajës. Në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania, Qosja u shpreh se janë një sërë projektesh që ai ka pasur në programin e tij gjatë fushatës për Kavajën. Një prej tyre, sipas tij, është Rruga e Bregdetit është projekti që do të kërkonte të realizonte të parin.

“E ftoj kryeministrin jo vetëm për kafe por çfarë të dojë vetëm për të mirën e qytetarëve të Kavajës. Jam i gatshëm të ulem me të në çdo moment. Gjatë fushatës kam dalë me disa projekte, një ndër më të bukurit dhe të realizueshmit është rruga e bregdetit. Do t’i kërkoja ndihmë për këtë”, tha Qosja.

fisnik qosja zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll