Politike

Arrestimi i Fredi Belerit - VIDEO/ Dule akuza Ramës: Tjetërsimi i pronave në Himarë po bëhet për interesa të kryeministrit

Dule tha se Fredi Beleri kishte hartuar një strategji për këtë çështje dhe njerëzit e besuan.

16 Maj 2023, 23:19 Nga F.M
Arrestimi i Fredi Belerit - VIDEO/ Dule akuza Ramës: Tjetërsimi i
Adi Krasta dhe Vangjel Dule

TIRANË- Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule është shprehur se problemi kryesor aktual në Himarë është tjetërsimi i pronave, që është në interes të drejtpërdrejtë të Edi Ramës, pasi ka interesa klienteliste. Në një lidhje në SYRI TV, Dule tha se Fredi Beleri kishte hartuar një strategji për këtë çështje dhe njerëzit e besuan.

‘Sot paradite theksova në një intervistë dhe theksova këto dy fakte. Kryefjala e problematikës së Himarës është tjetërsimi i pronave. Tjetërsimi i pronave është një problem në të gjithë Shqipërinë, por masiviteti dhe intensiteti me të cilin manifestohet ky problem në Himarë është i shumëfishtë krahasuar me zonat e tjera të Shqipërisë.

Pothuajse e gjithë hapësira bregdetare e Jonit është nën sulmin e përditshëm me zbatim ligjesh dhe vendimesh të qeverisë, të Këshillit Kombëtar të Territorit të cilat kanë një objekt, që në vlerësimin tim është zgjedhje strategjike e kryeministrit: tjetërsimi i statusit pronësor në dëm të pronarëve vendas dhe në favor të interesave klienteliste të kryeministrit.

Kolegu juaj grek me të cilin fola sot, më tha është e rëndë, a mund ta bëni pak më të shkoqur. I përmenda rastin që e dinë të gjithë; bashkëshorti i ministres së Jashtme me kompaninë e tij është një nga përfituesit e këtyre praktikave. Konsiderohet investues strategjik në pronën që nuk është as e shtetit dhe as e tij dhe kjo problematikë po zbatohet pothuajse në të gjithë Himarën, duke dhunuar të drejta që janë të shenjta dhe duke e shoqëruar me një klimë terrorizimi dhe kërcënimi të vazhdueshëm me qëllim që askush të mos protestojë dhe ti pushtojë fataliteti.

Dhe këtu doli Fredi Beleri i cili vuri në epiqendër pronën dhe e besuan qytetarët, krijoi një motivim të fuqishëm dhe situata po shkonte në fitore dhe këtu kemi pikërisht ndërhyrjen brutale kundër çdo norme demokratike duke arritur deri në arrestimin e Belerit’, - tha Vangjel Dule.

Marrë nga Syri

vangjel dule fredi beleri

Sondazh

Poll