Politike

Veliaj analizon fitoren e Tiranës: LSI na dëmtoi në vitin 2015

Veliaj siguroi rreth 60 mijë, i u shpreh se LSI e dëmtoi PS-në në zgjedhjet e vitit 2015.

16 Maj 2023, 23:03 Nga DOSJA
Veliaj analizon fitoren e Tiranës: LSI na dëmtoi në vitin 2015
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës analizon rezultatet e 14 majit. Ai ishte i ftuar në Top Story. Krahasuar me votat e marra në këto zgjedhje, ku Veliaj siguroi rreth 60 mijë, i u shpreh se LSI e dëmtoi PS-në në zgjedhjet e vitit 2015.

Veliaj: Me këmishë kam ardh dhe sot, nuk besoj tjetër batuta e Edit dhe tjetër puna, unë besoj tek fushata permanente. Në këshill bashkiak me LSI fituam 21 mandate, sot 33, dukuria e LSI… shif rezultatet, po të ishte individuale më dëmtoi mua. Angi Richerche, sondazhit të parë i ra në kokë, ne na dha një sinjal, po t’i pyesje edhe në fokus grupet me demokratët.. Di që shkoi nga 5 në dy kur ishte vetëm. Edhe thithëlopa ka qumështin, thjesht e pi nga lopa. Përdorni shushunjën, kjo kanceromë na dëmtoi, sa më shumë t’i torturosh shifrat aq më shumë flasin.

Veliaj siguroi një mandat të tretë në bashkinë Tiranë nga zgjedhjet vendore të mbajtura më 14 maj në 61 bashkitë e vendit.

Në 1.118 qendrat e votimit në Bashkinë Tiranë 158.688 vota shkuan për Erion Veliajn, ndërsa 100.351 vota për Belind Këlliçin.

Fitorja e Veliajt është me një diferencë prej 58.337 të cilën nuk e ka patur asnjë kandidat në 8 zgjedhjet e shkuara për pushtetin vendor në kryeqytet.

Marrë nga TOPCHANNEL

erion veliaj zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll