Politike

EMRAT/ Numërohen 766 kuti, cilët pritet të jenë anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës

Partia Socialiste deri tani do të ketë 33 këshilltarë, e cila ndiqet nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 16 këshilltarë.

16 Maj 2023, 23:08 Nga f.i
EMRAT/ Numërohen 766 kuti, cilët pritet të jenë
foto ilustruese

TIRANË- Janë numëruar 766 kuti votimi nga 941 që kishte Tirana, duke krijuar një ide mbi ndarjen e mandateve në Këshillin e ri Bashkiak. Partia Socialiste deri tani do të ketë 33 këshilltarë, e cila ndiqet nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 16 këshilltarë. Ndërsa Partia Demokratike e Alibeajt që do të ketë vetëm 4 këshilltarë 

Socialistët do të përfaqësohen nga Romina Kuko, Aldrin Dalipi, Megi Fino, Eridian Salianji, Etleva Bajrami, Endri Fuga, Ledia Tota, Plarent Ndreca, Sonila Qato, Luan Bregasi, Arta Dollani, Genci Hyska, Joleza Koka, Julian Hodaj, Reme Xholi, Besart Kadia, Blerina Doracaj, Gazmend Paja, Silda Çepe, Endrit Hoxha, Adelina Greca, Hantin Bonati, Vjollca Braho, Glindxhet Madhi, Katerina Marku, Aldo Merkoçi, Albina Nanaj, Enio Civici, Bruxhilda Kito, Agim Kraja, Maura Linadi, Halit Valteri dhe Grejsi Bixhi.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 16 këshilltarë. Ata pritet të jenë Ilir Alimehmeti, Silva Caka, Endrit Braimllari, Beti Njuma, Arben Tafaj, Floida Kërpaçi, Tedi Blushi, Ilda Zhulali, Dorjan Teliti, Ana Azizaj, Artan Distafa, Albana Kepi, Jonathan Pano, Eriona Bixha, Genci Gjokutaj dhe Keda Kaceli.

Partia Demokratike e Alibeajt që do të ketë vetëm 4 këshilltarë të cilët pritet të jenë: Enriketa Pandelejmoni, Gentjan Muça, Irisi Beleraj dhe Ervin Dushku.
Partia Socialdemokrate e Tom Doshit pritet të ketë 3 këshilltarë të cilët pritet të jenë: Bruno Çela, Irini Goga dhe Krenar Canollari.

Rezultatet pritet të konfirmohen pasi ka ende kuti për të numëruar dhe balancat mund të ndryshojnë.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 tirane

Sondazh

Poll