Politike

VIDEO- U kishin premtuar shpërblime, si i kontrollonte Rilindja votuesit

16 Maj 2023, 22:31 Nga f.i
VIDEO- U kishin premtuar shpërblime, si i kontrollonte Rilindja votuesit
votimet

Përgjatë gjithë ditës së dielë, si një nga format e shumta të manipulimit të votuesve u vu re edhe një sistem kapilar i patronazhistëve të PS-së që ushtronin presion dhe kontrollonin votuesit të cilëve u patën marë më parë premtimin se do u jepnin votën. 

Gjatë një transmetimi në Euronews gazetari ka kapur një  nga komisionerët me një  fletë  ku shënoheshin numrat rendor të votuesëve.

"Vëzhguesit e MNVZ-së vërejtën tregues që votuesit nxiteshin ose detyroheshin të votonin për një parti të caktuar, jashtë ambjenteve të 3 përqind të qendrave të votimit të vëzhguara. Ndërsa në 11 përqind prej tyre, njerëz të ndryshëm nga anëtarët e KQV-së mbanin shënim zgjedhësit që kishin votuar. Në 6 përqind të qendrave të votimit të vëzhguara, persona të ndryshëm nga anëtarët e KQV-së, kryesisht vëzhgues dhe aktivistë partish, ndërhynë ose udhëhoqën procesin e votimit” u tha në raportin paraprak të OSBE ODHIR.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll