Sport

Futbollisët shqiptarë më të mirët në tre kampionate europiane… ja kush janë!

Në total, ish-sulmues i Tiranës ka realizuar 5 gola dhe ka dhënë 6 asiste në kampionat.

16 Maj 2023, 18:49 Nga DOSJA

Futbollisët shqiptarë më të mirët në tre

POLONI - Fundjava që lamë pas ishte mjaft pozitive për futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionate të ndryshme në Evropë.

Të paktën tre prej tyre janë përfshirë në formacionet e javës në kampionatet respektive. Ernest Muçi është në formacionin më të mirë të javës në Poloni, pasi spikati në sfidën mes Legias së Varshavës dhe Jagellonias, e fituar thellë 5-1 nga ekipi i lojtarit kuqezi.

Në total, ish-sulmues i Tiranës ka realizuar 5 gola dhe ka dhënë 6 asiste në kampionat.

Futbollisët shqiptarë më të mirët në tre

Jorgo Pellumbi, mbrojtësi i Varazdinit në Kroaci, rezulton ndër më të vlerësuarit në ndeshjen e fituar 2-0 përballë Rijekës.

Futbollisët shqiptarë më të mirët në tre

Ndërkohë Mirlind Daku, spikati me tregolësh në sfidën që Mura e fitoi 4-2 ndaj Goricës në kampionatin slloven. Sulmuesi nga Kosova është golashënuesi i dytë më i mire në elitën e futbollit slloven me 18 gola dhe dy asiste.

Futbollisët shqiptarë më të mirët në tre

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll