Aktualitet

ME VIDEO- Qeni i policisë “fundos” trafikantët, kapen 2.7 ton kokainë e pastër në Kalabria të Italisë

Sipas mediave italine, sasia e madhe e kokainës ishte fshehur në brendësi të këtij kontejneri 12 metra të gjatë, që transportonte 78 ton banane. Nëse kokaina do të mbërrinte në destinacion, trafikantët do të përfitonin të paktën 800 milionë euro nga shitja e saj në treg.

16 Maj 2023, 17:33 Nga k.m.
ME VIDEO- Qeni i policisë “fundos” trafikantët, kapen 2.7
Droga

ITALI- Një sasi të konsiderueshme prej gati 3 tonësh kokainë të pastër sekuestruan autoritetet italiane në portin e Gioia Tauro në Kalabri.

Sipas mediave italine, sasia e madhe e kokainës ishte fshehur në brendësi të këtij kontejneri 12 metra të gjatë, që transportonte 78 ton banane. Nëse kokaina do të mbërrinte në destinacion, trafikantët do të përfitonin të paktën 800 milionë euro nga shitja e saj në treg.

Droga ishte ngarkuar në portin e Guayaquil në Ekuador, qytetin e shndërruar në një portë të rëndësishme të eksportit të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës. Destinacioni përfundimtar i kontejnerit me banane ishte Armenia, pasi blerësit duhej ta merrnin në portin gjeorgjian të Batumit.

Por Guardia di Financa italiane e mbante nën mbikëqyrje ngarkesën që pas sinjalizimeve nga autoritetet ekuadoriane në Guayaquil. Porti i Gioia Tauro është kthyer prej më shumë se 10 vitesh në një nyje tranziti për kokainën, që kontrollohet kryesisht nga organizata mafioze Ndrangeta. Kokaina, e cila transportohej në kontejnerë frigoriferikë mbi 12 metra të gjatë, ishte fshehur në një ngarkesë me banane.

itali

Sondazh

Poll