Aktualitet

'Rai 3' i kushton dokumentar lumit në Shqipëri: "Vjosa, lumi i egër i Evropës plot vlera!"

Ndër të tjera është marrë në intervistë ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e cila shprehet se Shqipëria e vogël ka dhënë modelin se si mund të mbrohet ky laborator natyral i biodiversitetit. Më pas dokumentari vijon me një përshkrim të lumit duke promovuar vlerat e tij.

16 Maj 2023, 16:56 Nga f.i
'Rai 3' i kushton dokumentar lumit në Shqipëri: "Vjosa,
lumi Vjosa

ITALI- Televzioni italian 'Rai3' ka promovuar vlerat turistike të lumit Vjosa në Shqipëri përmes një dokumentari. Gjatë dokumentarit kushtuar lumit Vjosa, Rai3 thotë se vendimi i qeverisë së Tiranës për ta shpallur ”Zonë të Mbrojtur” erdhi pas shumë vitesh betejash nga qytetarë dhe organizata të ndryshme ambientaliste kundër ndërtimit të hidrocentraleve dhe digave.

Ndër të tjera është marrë në intervistë ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e cila shprehet se Shqipëria e vogël ka dhënë modelin se si mund të mbrohet ky laborator natyral i biodiversitetit. Më pas dokumentari vijon me një përshkrim të lumit duke promovuar vlerat e tij.

”Lumi i Vjosës nuk është një lumë si gjithë të tjerët. Është një lumë i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Evropën. Do të thosha më shumë. Është i vetmi lumë i egër i Evropës. Do të thosha që vendet e tjera të Europës me lumenjtë e tyre kanë bërë çfarë kanë dashur, i kanë zhvilluar, kanë ndërhyrë, ndërsa Shqipëria e vogël ka dhënë modelin që mund të mbrohet ky laborator natyral i biodiversitetit”,- thotë Kumbaro.

"Ideja është që të ndihmojë komunitetin vendas. Është diçka tjetër të ndryshosh natyrën. Është ndryshe ta quash një territor park kombëtar. Është diçka tjetër që t’u ofrosh  njerëzve që jetojnë këtu ide, mundësi, ndihma ekonomike etje. Ne nuk duam që njerëzit të braktisin ketë vende, sepse do të jenë vende të vdekura”, shton Kumbaro.

”Vjosa quhet i egër pasi në të nuk ka diga, hidrocentrale, rrjedh i lirë në rrugëtimin e tij, duke favorizuar bujqësinë dhe nga pikëpamja e peshkimit ka disa lloje specie që rriten në këto ujëra. Në shkurtin e kaluar ky lumë u vizitua edhe nga drejtoresha e përgjithshme, Odri Azule e shoqëruar nga ministrja Kumbaro. Në muajt e ardhshëm ky lumë mund të marrë çmimin prestigjioz të Biosferës të agjencisë së OKB-së”, vijon Rai3.

Kujtojmë se lumi Vjosa mori edhe vëmendjen e aktorit të Hollivudit Leonardo Di Caprio i njohur për fushatën e tij për mbrojtjen e lumit të cilin e nisi në vitin 2019.

lumi vjosë

Sondazh

Poll