Aktualitet

Me kanabis dhe me thikë në makinë, arrestohet 30-vjeçari në Korçë

Po ashtu është vënë në pranga dhe një 41-vjeçar, pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht gruan e tij.  

16 Maj 2023, 16:26 Nga I.A
Me kanabis dhe me thikë në makinë, arrestohet 30-vjeçari
Policia

KORÇË-  Një 30-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi u kap me kanabis dhe me thikë me vete në makinë. Mësohet se i riu i arrestuar, teksa ka refuzuar që të ndalë makinën për kontroll nga policia dhe është ndjekur nga polciia me vrap. Po ashtu është vënë në pranga dhe një 41-vjeçar, pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht gruan e tij.  

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë Mbante armë të ftohtë (thikë) në automjet dhe lëndë narkotike kanabis në banesë, vihet në pranga 30-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. T., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 10, Korçë, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë të ndalonte automjetin me të cilin po qarkullonte, por ai ka vazhduar lëvizjen dhe më pas ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur në rrugë një armë të ftohtë (thikë) që e mbante me vete. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. T. u gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me thikën.
---
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 41 vjeç, banues në fshatin Sinicë, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

policia e korces

Sondazh

Poll