Aktualitet

VIDEO/ Shkolla e rrethuar me shirita të verdhë, pamjet nga vendi ku u vra nxënësi në Gramsh

I plagosur ka mbetur edhe një 15-vjeçar tjetër, Marko Liçi, i cili është në spital jashtë rrezikut për jetën.

16 Maj 2023, 17:16 Nga F.M
VIDEO/ Shkolla e rrethuar me shirita të verdhë, pamjet nga vendi ku u
Shkolla ku ndodhi vrasja në Gramsh

GRAMSH- Pamjet që po shikoni vijnë nga shkolla ku dhe ndodhi vrasja. Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare "Asllan Shahini". Siç shihet dhe në pamje, oborri i shkollës është rrethuar me shiritat e verdhë.

Sherri me thika mes disa adoleshentëve në Gramsh solli vdekjen e një 15-vjeçari, nxënës në klasën e nëntë, i identifikuar si Fatjon Bici. I plagosur ka mbetur edhe një 15-vjeçar tjetër, Marko Liçi, i cili është në spital jashtë rrezikut për jetën.

Viktima dhe i plagosuri janë kushërinj dhe janë përleshur me katër adoleshentë të tjerë për një sherr të nisur pak ditë më parë në rrjetet sociale. Katër të tjerë janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje, mes tyre dhe autori.

 

fatjon bici marko lici vrasje me thike ne gramsh

Sondazh

Poll