Aktualitet

Vrasja në Gramsh, viktima ishte kushëri me të plagosurin, u fut të shuante sherrin por gjeti vdekjen

Mësohet se shkak ka qenë një sherr i nisur në rrjetet sociale, pak ditë më parë. Të dyja palët ishin takuar dhe dy javë më parë në një park lojërash.

16 Maj 2023, 17:11 Nga F.M
Vrasja në Gramsh, viktima ishte kushëri me të plagosurin, u fut
Shkolla ku ndodhi vrasja në Gramsh

GRAMSH- Fatjon Bici, 15-vjeçari që gjeti vdekjen në Gramsh pas një sherri mes pesë të miturve ishte kushëri me Marko Liçin, i cili mbeti i plagosur në të njëjtën ngjarje. Mësohet se shkak ka qenë një sherr i nisur në rrjetet sociale, pak ditë më parë. Të dyja palët ishin takuar dhe dy javë më parë në një park lojërash.

Sot, është zhvilluar takimi sqarues mes të rinjve, që përfundoi me një viktimë dhe një të plagosur. Bici u fut të shuante sherrin mes kushëririt të tij dhe tre të rinjve të tjerë dhe mbeti i vrarë. Liçi u plagos dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

fatjon bici marko lici vrasje me thike ne gramsh

Sondazh

Poll