Bota

ME VIDEO/ E talli kur po prezantonte projektin, 14-vjeçari sulmon me stilolaps në sy shoqen e klasës

14-vjeçari është arrestuar, pasi akuzohet për tentativë vrasje.

16 Maj 2023, 13:27 Nga a.l
ME VIDEO/ E talli kur po prezantonte projektin, 14-vjeçari sulmon me
Brazil

BRAZIL- Një video me pamje të rënda është duke qarkulluar në media, ku shihet se në ambientet e një shkolle një 14-vjeçar sulmon me stilolaps në sy shoqen e klasës. Në videon e postuar në internet, shihet se 14-vjeçari me dy shokë të klasës kanë qenë duke prezantuar një projekt, në një moment shoqja e klasës përsërit fjalët që 14-vjeçari thoshte gabim, duke e tallur. Ky ka qenë shkaku që i mituri të nxjerrë nga xhepi stilolapsin dhe ta sulmojë atë në sy. 

14-vjeçari është arrestuar, pasi akuzohet për tentativë vrasje. Babai i djalit ka reaguar, duke pretenduar se djali i tij ishte subjekt i bullizmit dhe se nuk kishte asnjë arrestim. Ai shtoi gjithashtu se duhej të zhvendosej në një lagje tjetër pasi kishte marrë kërcënime me vdekje pas incidentit. 

brazil

Sondazh

Poll