Aktualitet

Beleri fitoi në Himarë, Pirro Dhima uron: Drita e së vërtetës mundi terrorizmin

Dhima shkruan se drita e së vërtetës mposhti errësirën e “terrorizmit”.

16 Maj 2023, 11:56 Nga A.B
Beleri fitoi në Himarë, Pirro Dhima uron: Drita e së
Pirro Dhima dhe Fredi Beleri

TIRANË- Peshëngritësi shqiptar Pirro Dhima i cili jeton në Greqi, ka uruar fitoren e Fredi Belerit në zgjedhjet vendore në Himarë. Dhima shkruan në 'Twitter' se drita e së vërtetës mposhti errësirën e “terrorizmit”.

“Sot drita e së vërtetës mposhti errësirën e “terrorizmit. Urime Fredi Belerit dhe qytetarëve të Himarës historike që me krenari drejtuan staturën e tyre duke shkruar faqen e tyre në librin e historisë së këtij vendi”, shkruan ai.

Beleri i mbështetur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” arriti të fitonte kundrejt kundërshtarit të PS-së, Jorgo Goro, me një diferencë shumë të ngushtë, me vetëm 19 vota para. Fredi Beleri siguroi 3837 vota ose 50,12%, ndërsa kandidati i Partisë Socialiste dhe kryetar bashkie në largim 3818 vota ose 49,88%./Dosja.al

pirro dhima fredi beleri

Sondazh

Poll