Aktualitet

Policia Vlorë heton tre raste, në kërkim 39 vjeçari që dyshohet se grabiti sendet me vlerë në banesën e motrës

Blutë e Vlorës kanë referuar materialet në Prokurori për tre raste të ndryshme

16 Maj 2023, 11:48 Nga m.s
Policia Vlorë heton tre raste, në kërkim 39 vjeçari
Policia Vlore

VLORË- Blutë e Vlorës kanë referuar materialet në Prokurori për tre raste të ndryshme, të cilat kanë të bëjnë me vjedhjen, shkatërrimin e pronës me zjarr dhe dhunë. Uniformat blu shpallën në kërkim një 39-vjeçar me inicialet F. G., banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende me vlerë, në banesën e motrës së tij në Vlorë. Policia e Sarandës po heton një tjetër rast, atë të djegies së një mjeti. Në 15 maj, në oborrin e banesës së shtetasit A. M., është përfshirë nga flakët mjeti i tij  “Benz”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Po kështu nisi procedimi në gjendje të lirë për 39-vjeçarin me inicialet E. P., pasi ka goditur me grusht për motive të dobëta një 15-vjeçar

Njoftimi i policise 

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin F. G., 39 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende me vlerë, në banesën e motrës së tij, në Vlorë.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi në orët e para të datës 15.05.2023, në oborrin e banesës së shtetasit A. M. është përfshirë nga flakët një automjet “Benz”, në pronësi të këtij shtetasi. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 39 vjeç, pasi ka goditur me grusht, për motive të dobëta, një shtetas 15 vjeç. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime te mëtejshme.

vlore policia

Sondazh

Poll