Komisionerët e “Bashkë Fitojmë” braktisin procesin në Malësi të Madhe, ende 8 kuti në proces
numerimi i votave MALËSI E MADHE- Në Malësi të Madhe është pezulluar procesi i numërimit, ndonëse kanë mbetur...
Nga kontrolli në këtë banesë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri kallashnikov dhe 3 krehra armësh.
SHKODËR- Policia ka zbuluar dy armë zjarri, të cilat dyshohet se mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale. Sipas forcave blu, armët janë gjetur në një banesë në fshatin Vig, e cila nuk ishte e banuar prej 5 vitesh.
Nga kontrolli në këtë banesë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri kallashnikov dhe 3 krehra armësh. Si rezultat i veprimeve të para hetimore, dyshohet se armët i ka fshehur në këtë banesë, shtetasi P. Gj., 59 vjeç, banues në fshatin Vig (i cili kishte në përdorim këtë banesë, kohët e fundit).
NJOFTIMI I POLICISË:
Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, sekuestrohen 2 armë zjarri kallashnikov që dyshohet se mund të jenë përdorur apo do të përdoreshin për ngjarje kriminale. Armët e sekuestruara janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Shpallet në kërkim poseduesi i dyshuar i këtyre armëve, i cili i fshehu kallashnikovët në një banesë në fshatin Vig, të cilën e kishte në përdorim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, si rezultat i punës parandaluese, të mbështetur nga inteligjenca informative, me qëllim gjetjen dhe sekuestrimin e armëve të zjarrit që posedohen në mënyrë të kundërligjshme dhe që mund të jenë përdorur apo mund të përdoren për ngjarje kriminale, kanë ushtruar kontroll në një banesë në fshatin Vig (e pabanuar nga pronari i saj, prej 5 vjetësh).
Nga kontrolli në këtë banesë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri kallashnikov dhe 3 krehra armësh. Si rezultat i veprimeve të para hetimore, dyshohet se armët i ka fshehur në këtë banesë, shtetasi P. Gj., 59 vjeç, banues në fshatin Vig (i cili kishte në përdorim këtë banesë, kohët e fundit).
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e 59-vjeçarit. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet e thelluara me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
numerimi i votave MALËSI E MADHE- Në Malësi të Madhe është pezulluar procesi i numërimit, ndonëse kanë mbetur...
Djegia e makines TIRANË- Një incident ka ndodhur gjatë procesit të zgjedhjeve në vend. Një ditë më parë, u rap...
Kanë nisur numërimet për votat e këshillave bashkiakë BERAT- Nga të dhënat e përditësuara nga KQZ, Partia Soci...
Policia TIRANË- Shpëtim Hida, arrestohet nga Policia pas operacionit të koduar “Arkitekti”. 52-vjeçari për...
Dan Hutra TIRANË- Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka sqaruar akuzat e bëra për lirimin e Dan Hutrës nga bur...
Procesi i numërimit për këshilltarët bashkiakë DURRËS- Aktualisht vijon numërimi për Këshillat Bashkiakë ...
Gruaja me arme TIRANË- Festa per Kristjan Shkrelin në Vaun e Dejës ka pasur edhe krisma armësh. Kështu, siç shihet edhe n&e...
Faqja e pare e "Dosja.al" TIRANË- Zgjedhjet e 14 Majit e rezultati është kryefjalë e të gjithë mediave online sot. "Dosja.al"...
Reshje shiu TIRANË- Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore të pasura nga reshje shiu dhe rrebes...
Qytetari DIVJAKË- Këto zgjedhje nuk kishin ndonjë ngjarje të veçantë përpos dhunës dhe konfliktev...