Aktualitet

Humbjen e përjetuan me qytetari! 'Humbësit' e 14 Majit që i shtrënguan dorën rivalit

4 kandidatë treguan qytetari dhe kanë pranuar humbjen duke i dhënë dorën kundërshtarëve e duke i uruar për fitoren.

16 Maj 2023, 11:25 Nga A.B
Humbjen e përjetuan me qytetari! 'Humbësit' e 14 Majit
Kandidatet

TIRANË- Zgjedhjet elektorale do e kenë një humbës. E në rastin e vendit tonë, shumica ishin të opozitës. Pavarësisht rezultatit, 4 kandidatë treguan qytetari dhe kanë pranuar humbjen duke i dhënë dorën kundërshtarëve e duke i uruar për fitoren.

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’’, Zef Hila në Vaun e Dejës uroi personalisht kundërshtarin e tij socialist që mori drejtimin e bashkisë. Ai i dha dorën Kristjan Shkrelit dhe i uroi mbarësi në detyrën e re.

Kandidati socialist në Mirditë, Ndrec Dedaj. Ai kandidonte për një mandat të tretë në krye të bashkisë, por më 14 Maj, qytetarët zgjodhën që të përfaqësoheshin me Albert Mëlyshin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Në fund të rezultatit, Dedaj, i uroi suksese Mëlyshit.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Gjirokastër, Dorjan Lani e ka pranuar rezultatin e 14 Majit. Lani i ka uruar suksese Flamur Golemit të PS-së, të cilin gjirokastritët e besuan edhe për një mandat tjetër.

Pas përfundimit të numërimit të votave në Sarandë, kandidati i 'Bashkë Fitojmë' Ardit Cikuli ka uruar fituesin Oltion Çaçi të Partisë Socialiste.

Kandidati socialist në Kavajë, Redjan Krali pranoi humbjen para se të përfundonte numërimi dhe u largua nga ambientet e KZAZ-së. Ai nuk ngurroi aspak që të takonte të gjithë shtabin elektoral të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, madje në fund i dha edhe dorën kundërshtarit Fisnik Qosja dhe e uroi personalisht për fitoren.

Çfarë ndodhi në 14 Maj?

Më 14 maj u zhvilluan zgjedhjet vendore në 61 bashki të vendit. PS ka fituar deri më tani bashki të vendit; Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër, Divjakë, Shijak, Përmet, Pogradec, Kukës dhe Kurbin.

Ende nuk është shpallur rezultati për Tiranën dhe Malësia e Madhe, por deri më tani nga numërimi i votave kryeson PS. Ndërsa “Bashkë Fitojmë” ka arritur të fitojë në total vetëm në shtatë bashki; Kavajë, Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz./Dosja.al

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll