Aktualitet

Komisionerët e “Bashkë Fitojmë” braktisin procesin në Malësi të Madhe, ende 8 kuti në proces

Komisionerët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë braktisur procesin, duke sjellë edhe vonesa.

16 Maj 2023, 09:35 Nga m.s
Komisionerët e “Bashkë Fitojmë” braktisin procesin
numerimi i votave

MALËSI E MADHE- Në Malësi të Madhe është pezulluar procesi i numërimit, ndonëse kanë mbetur edhe 8 kuti. Komisionerët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë braktisur procesin, duke sjellë edhe vonesa.

Bëhet me dije se janë përzgjedhur komisionerë të tjerë për të zhvilluar procesin, por edhe ata duhen trajnuar ndaj dhe kjo do marrë kohën e vetë.

Kryetari aktual i Bashkisë në Malësi të Madhe, njëkohësisht edhe kandidat, Tonin Marinaj është shprehur se deri në orën 12:00 të ditës së sotme mund të kemi një rezultat përfundimtar. /Dosja.al

 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll