Aktualitet

REZULTATET/ Qarku Berat, socialistët në avantazh me rezultate të thella! Në Poliçan PS rrëmben thuajse të gjithë Këshillin

“Bashkë Fitojmë” është në minorancë përballë PS-së në këshillat bashkiakë edhe në bashkitë që mori më 14 Maj.

16 Maj 2023, 09:20 Nga m.s
REZULTATET/ Qarku Berat, socialistët në avantazh me rezultate të
Kanë nisur numërimet për votat e këshillave bashkiakë

BERAT- Nga të dhënat e përditësuara nga KQZ, Partia Socialiste është bindshëm kryesuesja në listat e kryebashkiakëve. “Bashkë Fitojmë” është në minorancë përballë PS-së në këshillat bashkiakë edhe në bashkitë që mori më 14 Maj. “Bashkë Fitojmë” arriti të marrë drejtimin vetëm në shtatë bashki nga 61 gjithsej në zgjedhjet e 14 majit. Nga këto shtatë bashki, në gjashtë prej tyre ka nisur numërimi i votave të këshillit dhe rezulton se “Bashkë Fitojmë” i ka humbur ato të gjitha përballë Partisë Socialiste.

Në Bashkinë e Beratit po vijon numërimi për këshillat bashkiakë. Aktualisht janë numëruar 100 kuti nga 117 në total. Partia Socialiste merr 56.26%, ose 20 mandate. Ndërkohë që “Bashkë Fitojmë” deri tani janë në kuotat e 22.14% me 7 mandate. Partia Demokratike merr vetëm 3 mandate me 10.21%, ndërsa PDIU merr një mandat me 3.09%.

Në Bashkinë e Kuçovës janë numëruar 23 nga 56 QV në total. Partia Socialiste merr 46.33%; 17 mandate. Ndërkohë që “Bashkë Fitojmë” deri tani janë në kuotat e 22.17% me 8 mandate. Partia Demokratike merr vetëm 3 mandate me 10.49%, ndërsa LZHK merr një mandat me 3.72%. Nga një mandat marrin edhe Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë dhe Partia Balli Kombëtar.

Në Bashkinë e Skraparit deri tani janë numëruar 22 nga 23 qendra votimi në total. PS është në kuotat e 44.31% me 8 mandate, ndërkohë që “Bashkë Fitojmë” marrin 5 mandate me rreth 30.23%. Nga 1 mandat marrin edhe PSD me 7.86% dhe PR me 6.28%. PD deri më tani nuk ka siguruar mandat. 

Në Bashkinë e Dimalit deri tani janë numëruar 22 nga 49 qendra votimi në total. PS është në kuotat e 42.18% me 10 mandate, ndërkohë që “Bashkë Fitojmë” marrin 3 mandate me rreth 14.53%. Në këtë bashki merr 4 mandate edhe PD me 18.25%. Nga 1 mandat marrin edhe PSD me 5.94% dhe PR me 4.81%. Po ashtu një mandat merr edhe Partia e Gjelbër.

Në Bashkinë e Poliçanit, ku PS mori një fitore të thellë me kandidatin Zotkaj, edhe në garën për këshillat socialistët marrin një përqindje të jashtëzakonshme, 71.08% duke marrë 13 nga 15 mandatet, ndërkohë që “Bashkë Fitojmë” e Berisha-Meta vetëm 1 mandat me 10.32%, dhe PD 1 me 5.93%.

Çfarë ndodhi në 14 Maj?

Më 14 maj u zhvilluan zgjedhjet vendore në 61 bashki të vendit. PS ka fituar deri më tani bashki të vendit; Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër, Divjakë, Shijak, Përmet, Pogradec, Kukës dhe Kurbin.

Ende nuk është shpallur rezultati për Tiranën dhe Malësia e Madhe, por deri më tani nga numërimi i votave kryeson PS. Ndërsa “Bashkë Fitojmë” ka arritur të fitojë në total vetëm në shtatë bashki; Kavajë, Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz./Dosja.al

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 berat

Sondazh

Poll