Politike

Akuzat për vjedhje votash, Rama mesazh opozitës: I'm sorry!

Kryeministri Edi Rama tha se nuk e mbante mend komentin që vetë kishtë bërë, megjithatë nuk i kurseu disa akuza për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

15 Maj 2023, 22:42 Nga k.m.
Akuzat për vjedhje votash, Rama mesazh opozitës: I'm sorry!
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën që vetë bëri në Vaun e Dejës, ku akuzoi opozitën për blerje votash. Në konferencën me gazetarët, kryeministri Edi Rama tha se nuk e mbante mend komentin që vetë kishtë bërë, megjithatë nuk i kurseu disa akuza për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

"S'jam marrë me akuza për blerje votash. Nuk e kujtoj këtë detaj është një informacion që e kemi pasur. Ishte shqetësim i madh në Vaun e Dejës dhe unë e thashë. Tregëtari më i madh i votave në Shqipëri është në rrugën e Lirisë. E dimë të vërtetën, historitë me blerje dhe me hakera janë bërë bajate dhe nuk dua të merrem vetë me ta. S'kam as dëshirë e nevojë që të merret kush apo jo i bleu. Sondazhet nuk blihen sepse çdo kush mund të bëjë sondazhe. Nuk kam parë që nga sot, se që nga viti 2007, nuk e kam parë akoma një sondazh që i nxjerr ata përpara. Nuk ka një mënyrë tjetër për të thënë "I'm sorry".

Që këto zgjedhje janë sheshit me të vërtetën e tyre dhe se ne kemi marrë besim shumë të madh, që ta diskutojmë këtë mund ta bësh, por do të thotë të jesh në mohim të realitetit. Kam qenë në opozitë dhe kemi mundur një pushtet që i kishte të gjitha. Mos u mërzisni, sa më shumë dhe sa më mirë ta lexojmë këtë që ka ndodhur, aq më shumë mund të mësojmë realisht,"-tha Rama.

edi rama zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll