Politike

KRITIKAT e OSBE-ODHIR, Rama për zgjedhjet: KQZ dështoi! S'do e lëmë me kaq këtë çështje, miliona euro shkuan dëm

Në daljen e tij të parë për gazetarët pas fitores në zgjedhjet e së dielës, kreu i qeverisë tha se kjo çështje nuk do të ngelet me kaq.

15 Maj 2023, 22:11 Nga k.m.
KRITIKAT e OSBE-ODHIR, Rama për zgjedhjet: KQZ dështoi! S'do e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në një konferencë para gazetarëve, kryeministri Edi Rama tha se fakti se mbi 500 qendra e nisën procesin e votimit me vonesë, për shkak se aparatet e pajisjeve të identifikimit elektronik nuk punonin, është një skandal për KQZ. Në daljen e tij të parë për gazetarët pas fitores në zgjedhjet e së dielës, kreu i qeverisë tha se kjo çështje nuk do të ngelet me kaq. Por nuk vazhdoi për më tej.

Pyetje: Kam disa pyetje, si do i vlerësoni standardet e zgjedhjeve, si e lexuat raportin paraprak. Keni një fitore dhe humbje, besuat më shumë tek fitorja e Shkodrës apo tek humbja e Himarës. A mendoni se do të ketë zgjedhje të pjesshme?

Rama: S'kam lexuar asnjë raport paraprak, zgjedhjet nuk kanë pasur asgjë të veçantë përveç dështimit spektakolar të KQZ për nisjen e pajisjeve. Kjo ishte e rëndë dhe tronditëse sepse pajijet elektronike kanë kushtuar lekë. KQZ është për atë ditë, është i pafalshëm dhe i pajustifikueshëm. Nuk do e lëmë me kaq këtë çështje, as kur pamë skenat e pajisjeve që hidheshin si arka bosh. Miliona, miliona euro për të garantuar shqiptarët për një proces më të sigurtë. Të tjerat janë gjëra që i kemi dëgjuar, sa i përket akuzave të opozitës, keni sinkronet, e kam parashikuar disa herë në takimet publike, por nuk parashikova shpejtësinë e mohimit të realitetit. E vetmja gjë që nuk parashikova ishte shpejtësia në të cilën u kthyen në atë që është pozicioni i përhershëm historik, i përjetshëm i tyre, mohimi i realitetit dhe fillimi i klithmave për vjedhje të zgjedhjeve. Ndërkohë që deri sa dolën rezultatet e para, sidomos i Kamzës, ata ishin si gjithmonë edhe në të shkuarën të sigurt se kishin një fitore tronditëse. Çfarë mund të them unë më shumë për ta”

edi rama zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll