Bota

Prangosja e Belerit/ Ministri i Shtetit për Belerin: Veto pranimit të Shqipërisë nëse nuk qetësohet situata, do iu bllokojmë rrugën për BE

Skertsos e cilësoi të papranueshme dhe të pamendueshme sjelljen e qytetarëve të Tiranës për të burgosur kandidatin për kryebashkiak të Himarës, dy ditë para zgjedhjeve.

15 Maj 2023, 17:45 Nga k.m.
Prangosja e Belerit/ Ministri i Shtetit për Belerin: Veto pranimit të
Ministri i Shtetit dhe përfaqësues i qeverisë Akis Skertsos

HIMARË- Ministri i Shtetit Akis Skertsos është zotuar se do të përdorë çdo mjet për të parandaluar hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian nëse Himara nuk qetësohet. Në një konferencë për shtyp, Skertsos e cilësoi të papranueshme dhe të pamendueshme sjelljen e qytetarëve të Tiranës për të burgosur kandidatin për kryebashkiak të Himarës, dy ditë para zgjedhjeve.

“Nëse situata nuk qetësohet, siç theksoi zoti Mitsotakis, Greqia do të përdorë çdo mjet që ka në dispozicion për të bllokuar rrugën evropiane të Shqipërisë. Do të ketë pasoja jo vetëm në marrëdhëniet greko-shqiptare, por edhe në rrugën e pranimit të Tiranës në Bashkimin Evropian, të cilën Greqia e ka mbështetur deri tani. Lajmet që vijnë nga Shqipëria se Beleri ka fituar pastër zgjedhjet shtojnë presionin ndaj Tiranës për të ndryshuar qëndrim,”- nënvizoi përfaqësuesi i qeverisë.

Fredi Beleri u shpall fitues në Bashkinë e Himarës. Me vetëm 19 vota para Fredi Bleri ka arritur që të fitojë kundrejt Jorgo Goros. Fredi Beleri ka fituar 3837 vota në total, kundrejt 3818 vota që ka fituar Jorgo Goro. Beleri u arrestua pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave. Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues./Dosja.al

akis skertsos arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll