Bota

Paketa e re e ndihmës ushtarake nga Britania për Ukrainën, Kremlini: Veprim që nxit hakmarrje!

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e konsideron të gabuar veprimin e Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar paketën e re të ndihmës ushtarake në Ukrainë.

15 Maj 2023, 16:35 Nga a.l
Paketa e re e ndihmës ushtarake nga Britania për Ukrainën,
Dmitry Peskov

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e konsideron të gabuar veprimin e Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar paketën e re të ndihmës ushtarake në Ukrainë. Ai tha se ky veprim nxit hakëmarrje që do të çonte në vështirësimin e situatës së luftës në Ukrainë, shkruan CNN. 

"Kjo nuk mund të ketë ndonjë ndikim të rëndësishëm në rrjedhën e operacionit special ushtarak, por do të çojë në shkatërrime të mëtejshme dhe veprime hakmarrëse. Për Ukrainën, kjo e bën situatën më të vështirë", tha ai. 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar për të takuar kryeministrin britanik Rishi Sunak. Sunak do të shpallë një paketë të re të mbështetjes ushtarake për Ukrainën. Paketa do të përfshijë qindra raketa të mbrojtjes ajrore dhe sisteme të tjera ajrore pa pilot, duke përfshirë qindra dronë të rinj sulmues me rreze të gjatë me një rreze prej mbi 200 km (124 milje).

dmitry peskov

Sondazh

Poll