Bota

Putin nënshkruan dekretin për të lehtësuar marrjen e nënshtetësisë ruse për të huajt që bëhen pjesë e ushtrisë

Sipas dekretit të publikuar në faqen zyrtare, ata që kanë nënshkruar për një periudhë njëvjeçare mund të aplikojnë për shtetësi me procedurë të thjeshtuar. 

15 Maj 2023, 16:30 Nga a.l
Putin nënshkruan dekretin për të lehtësuar marrjen e
Vladimir Putin

RUSI-  Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që lehtëson procesin e marrjes së nënshtetësisë ruse për shtetasit e huaj që kanë nënshkruar kontrata shërbimi ushtarak me Forcat e Armatosura Ruse që nga fillimi i luftës. Sipas dekretit të publikuar në faqen zyrtare, ata që kanë nënshkruar për një periudhë njëvjeçare mund të aplikojnë për shtetësi me procedurë të thjeshtuar. 

Ky dekret i ri ndryshon dekretin e mëparshëm të lëshuar nga Putin shtatorin e kaluar, i cili kërkonte që të huajt të shërbenin për të paktën një vit dhe të përfshiheshin aktivisht në luftime për të paktën gjashtë muaj për t'u kualifikuar për një procedurë të thjeshtuar të shtetësisë, shkruan CNN.

Versioni i ri i dekretit nuk nënkupton pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në armiqësi. Rregullat e përditësuara gjithashtu zgjerojnë të drejtën për shtetësi të thjeshtuar për anëtarët e familjes së personelit ushtarak. 

 

 

vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll