Bota

Nis takimi në Bruksel/ Bislimi dhe Petkoviç përballë njeri-tjetrit, nga Asosacioni te bojkoti i Listës Serbe në zgjedhjet në veri, çfarë pritet të diskutohet

Në këtë takim do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes së arritur së fundmi për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ankeksit të saj.

15 Maj 2023, 16:43 Nga a.l
Nis takimi në Bruksel/ Bislimi dhe Petkoviç përballë
Besnik Bislimi, Petar Petkoviç dhe Miroslav Lajçak

BRUKSEL- Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi ka nisur takimin me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç në Bruksel.

Në këtë takim do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes së arritur së fundmi për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ankeksit të saj. Pritet që të vazhdohen edhe diskutimet për Asociacionin, por edhe për situatën aktuale në veri të Kosovës pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit në katër komuna, të cilat i bojkotoi Lista Serbe.

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, paraprakisht ka takuar ndaras Bislimin dhe Petkoviçin, takim ky i pari mes zyrtarëve pas atij të nivelit të lartë që u mbajt më 2 maj në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. 

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara më herë t deklaruan se takimi i 2 majit solli një pë rparim në çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasi aty u prezantua një draft i statutit të kësaj bashkësie komunash, të cilin Kosova e konsideron të papranueshëm. BE-ja thotë se ai draft është pikënisje për diksutim lidhur me këtë çështje, gjë të cilën e kanë kundërshtuar ashpër eskponentë të partisë në pushtet.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll