Bota

MASAKRA në Serbi/ Shënohet viktima e 10-të nga sulmi në shkollë

Një nxënëse që po trajtohej në Klinikën e Fëmijëve në Beograd, ka humbur jetën duke shënuar viktimën e 10-të.

15 Maj 2023, 16:18 Nga f.i
MASAKRA në Serbi/ Shënohet viktima e 10-të nga sulmi në
vrasja ne Serbi

SERBI- Bilanci i viktimave nga sulmi masiv në shkollën fillore "Vladislav Ribnikar" në Vraçar, kur nxënësi i klasës së 7-të vrau 8 nxënës dhe rojen është rritur. Një nxënëse që po trajtohej në Klinikën e Fëmijëve në Beograd, ka humbur jetën duke shënuar viktimën e 10-të, raportojnë mediat vendase.

Mjekët prej 12-ditësh u kujdesën për nxënësen, e cila u trajtua në Klinikën Universitare të Fëmijëve në Tirsova me lëndime të rënda në kokë, të rrezikshme për jetën, të marra gjatë të shtënave në shkollën fillore Vladislav Ribnikar. Ajo ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pavarësisht ndërhyrjes urgjente kirurgjikale dhe të gjitha masave të trajtimit intensiv.

Çfarë ndodhi në shkollën 'Vladislav Ribnikar” në Vraçar

14-vjeçari, i identifikuar si K.K nënxënës i klasës së shtatë shkaktoi një masakër në shkollën fillore“Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia dhe po hetohet mbi shkaqet e vrasjes masive. 

vrasje ne serbi

Sondazh

Poll