Bota

Raundi i dytë i zgjedhjeve/ Kilicdaroglu: Do të qëndroj në këmbë

Pas rezultateve të numërimit të votave, i cili çoi Turqinë në balotazh, Kilicdaroglu i kërkoi popullit turk të mos humbë shpresat.

15 Maj 2023, 15:38 Nga f.i
Raundi i dytë i zgjedhjeve/ Kilicdaroglu: Do të qëndroj në
Kemal Kilicdaroglu

TURQI- Kemal Kilicdaroglu rivali i presidentit Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se ai qëndron në këmbë pas zgjedhjeve presidenciale, duke shtuar se ai dhe ekipi i tij kanë punuar pa pushim që nga e diela.

Pas rezultateve të numërimit të votave, i cili çoi Turqinë në balotazh, Kilicdaroglu i kërkoi popullit turk të mos humbë shpresat.

“Mos u bëni të pashpresë. Unë do të qëndroj në këmbë. Unë do të shpjegoj gjetjet e mia të qarta në lidhje me gjithçka që ka ndodhur. Dhe më pas, ne do të ngrihemi dhe do t'i marrim këto zgjedhje së bashku. Në fund të çdo gjëje, do të jetë vetëm ajo që do të vendosë kombi ynë.”-postoi ai në Twitter.

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll