Bota

Zgjedhjet në Turqi/ Reagon OSBE: Të sigurta por Partia AK pati avantazh të padrejtë

OSBE shprehu gjithashtu zhgënjim lidhur me ndalimin e Turqisë për dy ligjvënës nga një mision prej 100 vetësh për të monitoruar zgjedhjet e 14 majit në vend.

15 Maj 2023, 14:17 Nga f.i
Zgjedhjet në Turqi/ Reagon OSBE: Të sigurta por Partia AK pati
foto ilustruese

TURQI- Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE, ka dhënë deklaratën e saj për zgjedhjet në Turqi. Mediat e huaja ndërsa përgëzoi popullin turk për frymën demokratike, tha se Partia AK në pushtet kishte një avantazh të padrejtë gjatë votimit.

OSBE shprehu gjithashtu zhgënjim lidhur me ndalimin e Turqisë për dy ligjvënës nga një mision prej 100 vetësh për të monitoruar zgjedhjet e 14 majit në vend. Autoritetet turke i kishin mohuar akreditimin e misionit deputetit danez Soren Sondergaard dhe deputetit suedez Kadir Kasırga.

Megjithatë OSBE theksoi se votimi u zhvillua në një mjedis të sigurt.

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll