Aktualitet

Vëzhguesit e KSHH dhe “Qëndresa Qytetare” evidentojnë shkeljet gjatë zgjedhjeve: Votim familjar e ndërprerje për shkak të pajisjeve

KSHH dhe "Qëndresa Qytetare" denoncojë shkeljet

15 Maj 2023, 12:26 Nga m.s
Vëzhguesit e KSHH dhe “Qëndresa Qytetare” evidentojnë
Qëndresa Qytetare

TIRANË- Vëzhguesit e KSHH dhe “Qëndresa Qytetare”, në një deklaratë për mediat raportuan problematikat e hasura gjatë zgjedhjeve të 14 Majit.

Janë konstatuar një mori problemesh duke nisur me ndërprerjen e votimit për shkak të pajisjeve. Procesi i votimit nisi me vonesa në disa qendra, ku dekurajuan votuesit.

Po kështu u raportuan raste të votimit familjar, dhe se persona të paautorizuar ktheheshin pas ndonëse i largonte policia.

“Raportohet si shqetësuese fenomeni i largimit të të rinjve jashtë vendit, dhe gjuha e ashpër e përdorur. Klima e përgjithshme nisi me tensione për shkak të disa tensioneve, në Kolonjë, Lezhë etj. Ka filluar me vonesë procesi i votimit, dhe në disa qendra është ndërprerë votimi.

Kjo u vu re më shumë në Tiranë, Vlorë. Ka pasur mungesë informacioni, rezulton nga mediat se shërbimet nga Policia e Shtetit kanë referuar çështjet në prokurori. 533 qendra votimi, filloi dy orë me vonesë. KSHH shpreson marrjen e masave nga KQZ. Komisionarët kanë respektuar procedurat dhe detyrimet. Për verifikimin e emrave në listë, vëzhguesit kanë raportuar raste konkrete sistematike.

Janë adresuar 36 vërejtje me shkrim, për mos respektim të dhënies së ndihmës, prezencën e personave të paautorizuar, mbajtja e celularit nga zgjedhësit dhe mos raportim nga KQV për lajmin e fotografimit të votës. Janë konstatuar 14 raste të votimit familjar. Janë depozituar 5 vërejtje me shkrim".

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Maj 2023, 10:20

Përfundon numërimi, PS fiton në Lushnje

numerimi i votave LUSHNJE- Kandidatja e Partisë Socialiste Eriselda Sefa ka mundur të fitojë Bashkinë e Lushnjës me 22 403 vota k...