Politike

Përfundon numërimi në Patos, fiton kandidati i PS

uraj ka arritur që të sigurojë një fitore të thellë ndaj dy kandidatëve kundërshtare në këto zgjedhje.

15 Maj 2023, 11:09 Nga f.i
Përfundon numërimi në Patos, fiton kandidati i PS
Fatjon Dura

FIER- Në Patos ka përfunduar numërimi dhe fitues është kandidati i Partisë Socialiste Fatjon Duraj. Duraj ka arritur që të sigurojë një fitore të thellë ndaj dy kandidatëve kundërshtare në këto zgjedhje, ndaj Sofie Alushajt nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Pranvera Veizaj nga Partia Demokratike.

Si shkoi procesi i zgjedhjeve?

Shqipëria mbajti një ditë më parë (14 Maj) zgjedhjet vendore 2023. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00. Tashmë ka nisur procesi i numërimit në disa bashki. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe në të treja këto bashki, fitues doli PS. 

Mbi 3.6 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë. Në 61 bashki të vendit ishin të hapura 5213 qendra votimi. Mbi 500 qendra votimi shfaqën probleme teknike me identifikimin biometrik, duke shkaktuar vonesa në votime.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll