Sport

Botëror me 48 kombëtare, ligë kampionësh globale për klube dhe VAR, ja çfarë thotë presidenti i FIFA Infantino

28 Shkurt 2019, 18:59 Nga DOSJA
Botëror me 48 kombëtare, ligë kampionësh globale për

Presidenti i FIFA, Xhani Infantino ka folur publikisht për disa pika të nxehta të botës së futbollit që nga zgjerimi i botërorit, VAR apo dhe mospërputhjet me UEFA për idetë e tij.

Zvicerani i cili do të ringjallë botërorin e klubeve, një ligë kampionësh nga i gjithë globi po has në oponencë të fortë dhe po kërkon të bindë Komitetin Ekzekutiv më 15 Mars në Miami.

Të flasim për luftë është absurditet, por e vërteta është se kemi shumë divergjenca mbi disa tema të caktuara. Si presidenti i FIFA-s duhet të përfshij të gjithë dhe me pak vullnet të mirë, rrugë gjendet. Por në të kundërt jeta vazhdon, mandate im është botëror dhe jo europian.

Muajin e ardhshëm në këshillin e FIFA-s në SHBA, do të hidhet më shumë dritë mbi turnetë që kërkon të reformojë Infantino, ku me interes pritet diskutimi mbi një botëror me 48 ekipe.

Duhet të marrim vendime të rendësishme, si botërori me 48 kombëtare, që u votua në mënyrë unanime. Do të ishte mëkat që UEFA të mos përfshijë klubet dhe kombëtaret e saj. Nuk duhet të shtrohet çështja kështu. Kemi 211 anëtare të FIFA-s dhe unë duhet t’i dëgjoj të gjithë. Kam të drejtën të përmirsoj një botëror klubesh, që nuk është si duhet. Nuk duhet ta fitojnë 7/8 skuadra europiane, por të jenë 40 ekipe nga e gjithë bota me këtë shans.

Infantino mendon se VAR ka qenë një ide e mirë dhe një sukses, pavarsisht disa polemikave të shkaktuara, sidomos në Champions League me prezantimin e tij.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport boteror klubesh boterori gianni infantino kupa e botes presidenti i fifa var boteror klubesh boterori gianni infantino kupa e botes presidenti i fifa var

Sondazh

Poll

Sport 28 Shkurt 2019, 10:01

Solari: “Real Madridi humbi me nder”

Real Madridi u skualifikua nga Kupa e Mbretit pasi humbi ndeshjen me rezultatin 3-0 kundër Barcelonës po Santiago Solari nuk është i zhgënjyer me performancën.P...

Sport 28 Shkurt 2019, 09:19

4 konkluzionet që nxorrëm nga ‘El Clasico’

Barcelona u duk në vështirësi në pjesën e parë kundër Real Madrid-it dje të mërkurë por më pas blaugranët shënuan tre herë për ti lënë të pikëlluar tifozët madr...