Politike

Fitorja e PS në Elbasan, Gjiknuri: Garën e bëm kot se elbasanllinjtë e kishin të ndarë mendjen e tyre

Sipas tij, fitorja e Elbasanit është një nga fitoret më të mëdha e më historike për Partinë Socialiste. 

14 Maj 2023, 21:58 Nga a.l
Fitorja e PS në Elbasan, Gjiknuri: Garën e bëm kot se
Gledian Llatja dhe Damian Gjiknuri

ELBASAN- Sekretari organizativ i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri pas shpalljes së rezultateve fituese në bashkinë Elbasan, ka dalë përkrahë Gledian Llatjas, duke thënë se rezultati është i qartë edhe pse ende nuk janë numëruar të gjitha votat. Sipas tij, fitorja e Elbasanit është një nga fitoret më të mëdha e më historike për Partinë Socialiste. 

“Vërtet rezultati nuk ka përfunduar se janë edhe 70 e ca qendra votimi të pa përmbledhura, por imagjinoni me mbi 70 qendra votimi pa u hedhur, ne jemi mbi 4000 vota para. Kemi realizuar një nga fitoret më historike në qytetin e Elbasanit. Ne kishim kandidatin më të mirë dhe ekipin më të mirë. Garën e bëm kot se elbasanllinjtë e kishin të ndarë mendjen e tyre. Ne kemi bërë fushatën më të qetë dhe më të bukur në Elbasan, ju ditët të dalloni se kush e projekton paqen dhe progresin. Këtë fitore e meritoni të gjithë”, tha Damian Gjiknuri. 

 

 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Politike 14 Maj 2023, 20:42 F.M

Shpallet fituesi i Bashkisë Elbasan

Gledian Llatja ELBASAN- Bashkia e Elbasanit do të kryesohet sërish nga Gledian Llatja. Partia Socialiste ka arritur të marrë Elbasanin ...