Politike

'Pjesëmarrje jo e keqe për zgjedhje lokale'/ PS fitoi 3 Bashki, Berisha: Rezultate paraprake. Do bëhet auditimi i pajisjeve të votimit. Ka denoncime

Sali Berisha tha se në media janë paraqitur dëshmi të transformimit të votës, të cilat ai nuk i ka ndarë për të mos dekurajuar votuesit.

14 Maj 2023, 22:01 Nga k.m.
'Pjesëmarrje jo e keqe për zgjedhje lokale'/ PS fitoi 3
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh në një konferencë për shtyp pas publikimit të rezultatit në 3 bashkitë ku u zhvillua votim dhe numërim elektronik se do të kërkojë auditim të aparaturave që janë përdorur. Në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së, Berisha tha se në media janë paraqitur dëshmi të transformimit të votës, të cilat ai nuk i ka ndarë për të mos dekurajuar votuesit. Megjithatë të gjitha rezultatet e deritanishme, i cilësoi si paraprake.

Aktualisht ka dalë rezultati për 3 bashkitë, PS sërish i mori këto 3 bashki?

Berisha: Për këto rezultate ka disa kundërshtime shumë të forta. Unë kërkoj nga KQZ që të bëjë auditimin e këtyre aparaturave. Kodi Zgjedhor ka parashikimet e veta dhe të sakta sesi mund të trajtohet dyshimi. PD do të ushtrojë të gjitha dhe do të kërkojë zbatimin e të gjitha ligjeve. Ky quhet rezultat paraprak. Kanë dalë 2 gjëra, kanë paraqitur mediat se kanë votuar kandidatë dhe u kanë dalë emra të tjerë. Kjo kërkon auditimin e aparaturës. Unë jam besimplotë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Nuk kemi pasur qëllim për dekurajimin e zgjedhësve. Për zgjedhje lokale kjo nuk është pjesëmarrje e keqe. Kursi i euros nuk ka arritur kurrë as në gushtin dhe korrikun më turistik të vendit. E kemi evidentuar këtë. Velipoja ishte në vendpushtim sot. Autokollona krimi, kalonin nga një rrugë në tjetrën dhe njerëzit nuk guxonin t'i fotografonin për shkak të kamerave.

sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Politike 14 Maj 2023, 20:42 F.M

Shpallet fituesi i Bashkisë Elbasan

Gledian Llatja ELBASAN- Bashkia e Elbasanit do të kryesohet sërish nga Gledian Llatja. Partia Socialiste ka arritur të marrë Elbasanin ...