Politike

PS-ja fiton 3 bashkitë Elbasan, Kamëz, Vorë/ Blushi: 'Rezultatet' e votimit elektronik, operacioni mafioz i Ramës

Rezultatin e 3 bashkive ku u votua në mënyrë elektronike, ai e quan një operacion mafioz të kryeministrin Rama për të demotivuar numëruesit. 

14 Maj 2023, 21:49 Nga a.l
PS-ja fiton 3 bashkitë Elbasan, Kamëz, Vorë/ Blushi:
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit në të gjithë vendin për zgjedhjet lokale dhe shpalljen e rezultateve për tre Bashkitë, Elbasan, Kamëz, Vorë. Rezultatin e 3 bashkive ku u votua në mënyrë elektronike, ai e quan një operacion mafioz të kryeministrin Rama për të demotivuar numëruesit. 

"Mos u habisni nga “rezultatet” e votimit elektronik ku qytetari voton Luçiano Boçin dhe i del Llatja!
Operacioni mafioz i Edi Ramës për të demotivuar komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit e opozitës duhet të marrë përgjigjen e merituar! Të mbrojmë dhe numërojmë çdo votë për kandidatët tanë!", shkruan Blushi. 

Kamza, Vora dhe Elbasani janë "mavi".Partia Socialiste ka fituar të tre bashkitë. Pas votimit që ka nisur që në orën 07.00 të mëngjesit, tre bashkitë kishin votim elektronik, ndaj edhe rezultatet dolën të parat.  

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Politike 14 Maj 2023, 20:42 F.M

Shpallet fituesi i Bashkisë Elbasan

Gledian Llatja ELBASAN- Bashkia e Elbasanit do të kryesohet sërish nga Gledian Llatja. Partia Socialiste ka arritur të marrë Elbasanin ...