Politike

'Jam optimist për fitore'/ Spiropali parlajmëron Spahinë: Bardh shiko Kamzën

Elisa Spiropali i ka dërguar një mesazh Bardh Spahisë që të presë deri në daljen e rezultatit përfundimtar, duke i dhënë si shembull Bashkinë e Kamzës, ku edhe vetë më parë ka qenë drejtuese politike.

14 Maj 2023, 21:23 Nga k.m.
'Jam optimist për fitore'/ Spiropali parlajmëron
Benet Beci, Edi Rama dhe Elisa Spiropali

SHKODËR- Drejtuesja politike e qarkut Shkodër, Elisa Spiropali i është përgjigjur kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia, i cili vetëm pak minuta më herët shpalli fitoren në Bashkinë Shkodër. Përmes një postimi në Facebook, Elisa Spiropali i ka dërguar një mesazh Bardh Spahisë që të presë deri në daljen e rezultatit përfundimtar, duke i dhënë si shembull Bashkinë e Kamzës, ku edhe vetë më parë ka qenë drejtuese politike.

“Bardh, shiko Kamzën, merr frymë thellë dhe përgatitu”, Shkruan Spiropali.

Pas mbylljes së votimeve, kandiati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Shkodrën Bardh Spahia deklaroi se të dhënat paraprake tregojnë për një fitore bindëse.

“Të gjitha të dhënat tona tregojnë për një fitore bindëse. Kështu që i ftoj qytetarët tanë që të shohin para drejt një 4-vjeçari tjetër shumë të suksesshëm, në çdo cep të bashkisë deri në Malësinë e Dukagjinit,”- tha Spahia.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Politike 14 Maj 2023, 20:42 F.M

Shpallet fituesi i Bashkisë Elbasan

Gledian Llatja ELBASAN- Bashkia e Elbasanit do të kryesohet sërish nga Gledian Llatja. Partia Socialiste ka arritur të marrë Elbasanin ...