14 Maj 2023, 21:40
Nga F.M
Salvador Kaçaj dhe Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë në konferencë urgjente me Salvador Kaçajn, i cili është kërcënuar sot dhe ka bërë kallëzimin në Policinë e Lezhës. Berisha fajësoi kryebashkiakun e Lezhës Pjerin Ndreu dhe kryeministrin Edi Rama, për të cilët tha se kanë gisht në këtë atentat që sipas tij, i ishte mirëpërgatitur Kaçajt në Milot. Berisha tha se në këtë mënyrë, ata planifikonin të merrnin sërish pushtetin në Lezhë.
Deklarata e Berishës:
Fushata elektorale është karakterizuar nga akte dhune, terrori të papara ndaj përfaqësuesve, zyrtarëve, deputetëve të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. Siç keni konstatuar, ne kemi ndjekur një linjë, duke regjistruar çdo akt terrori, çdo akt, çdo përpjekje për blerje masive votash, të proporcioneve të paimagjinueshme, gjer në oferta sot në mëngjes thuaj ‘sa do, euro për votën’, por këto sigurisht janë të dokumentuara dhe evidentuara dhe kemi informuar rregullisht vëzhguesit ndërkombëtarë. Kemi informuar KQZ, kemi informuar organet. Por unë sot dola para jush për një rast kriminal të jashtëzakonshëm, ku Salvator Kaçit, një nga eksponentët kryesorë të PD në Lezhë, ish-kryetar i Bashkisë së Shëngjinit, njeri me një reputacion kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e sportit, e kanë ndjekur dy makina pa targa, ku ai ka qenë bashkë me djalin e vet dhe shoferin. Persona të maskuar, të armatosur kanë dalë nga makina dhe janë bërë gati të qëllojnë mbi ta. Shoferi i Salvatorit, një ish-gardist i sprovuar ka arritur të manovrojë me makinë dhe t’i bëjë të pasigurtë në atentatin e tyre. Ata e kanë ndjekur mbrapa me armë në dorë që t’i vrisnin, nuk kanë arritur. Por të gjitha këto janë të filmuara. Unë ju them ju se dje dhe pardje, bandat e Pjerin Ndreut kanë terrorizuar zonë pas zone rrethin e Lezhës dhe e kanë bërë këtë akt, i kemi të filmuara, në shoqërim nga policia, e cila kalonte afër dhe as që iu thoshte, përkundrazi krijonte përshtypjen te banorët se po bënte sigurimin e banditëve. Pra, kjo ka qenë situata në Lezhë që kulmi me përpjekjen për eliminimin fizik të Salvatorit dhe djalit të tij, që është shtetas amerikan dhe ka ardhur për të votuar me familjen e vet. Ky atentat i dështuar ndaj Salvator Kaçit është vepër kryekëput e Edi Ramës dhe Pjerin Ndreut. Edi Rama, siç e dini, u mor personalisht me Salvatorin në në fjalimin e tij në Lezhë, në një kohë kur Salvatori krahas mbështetjes ndaj kandidatit Pashk Gjoni, ka zbatuar gjithë jetën e tij rregullat dhe ligjet elektorale dhe nuk ka asnjë veprim të paligjshëm. Por mbështetja për Pashk Gjoni nga Salvatori ka kërcënuar zgjedhjen e banditit Pjerin Ndreu dhe kanë krijuar bashkë me Ramën një mënyrë për eliminimin e tij bashkë me djalin në makinë. Ky akt është një krim i shëmtuar, personalisht i Edi Ramës dhe Pjerin Ndreut, me të cilin ata kanë synuar me çdo kusht dhe çdo çmim të ndryshojnë rezultatin në Lezhë nëpërmjet një akti të tillë dhe natyrisht eliminojnë fizikisht një kundërshtar të shpallur nga Edi Rama si njeri të rrezikshëm për rezultatin e tij në Lezhë. Unë dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt. Sigurisht që ky është akt kulmor në terrorin ndaj drejtuesve të PD, por raste të tjera me kërcënime të forta dhe të egra ekzistojnë dhe ne do i bëjmë publike. Theksoj se të gjitha këto akte dhune të bandave janë përcjellë me indiferencë të plotë ose mbështetje nga policia. Salvatori ka bërë denoncimi dhe janë marrë edhe kamerat ku duket qartë gjithçka.
salvador kacaj kercenohet salvador kacaj sali berisha
Politike
14 Maj 2023, 21:29
a.l
Stiven Faqolli
PËRRENJAS- Një vëzhgues i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në Qukës Skënderbej të bashkisë P&...
Politike
14 Maj 2023, 21:23
k.m.
Benet Beci, Edi Rama dhe Elisa Spiropali
SHKODËR- Drejtuesja politike e qarkut Shkodër, Elisa Spiropali i është përgjigjur kandida...
Politike
14 Maj 2023, 20:48
F.M
Blerim Shera
VORË- Partia Socialiste ka fituar Bashkinë e Vorës. Kandidati i PS-së, Blerim Shera ka arritur të marrë 74.28 % ...
Politike
14 Maj 2023, 20:42
a.l
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Kreu i Komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit n...
Politike
14 Maj 2023, 20:45
F.M
Kamza
KAMËZ- Kryebashkiaku i Kamëz Rakip Suli ka arritur të fitojë një mandat të dytë. Rakip Suli ka fituar 60.65% votue...
Politike
14 Maj 2023, 20:42
F.M
Gledian Llatja
ELBASAN- Bashkia e Elbasanit do të kryesohet sërish nga Gledian Llatja. Partia Socialiste ka arritur të marrë Elbasanin ...
Politike
14 Maj 2023, 20:30
F.M
Rakip Suli
KAMËZ- Në Kamëz ka nisur festa! Edhe pse janë hapur vetëm kutitë e para, kryebashkiaku aktual në Kamëz, ...
Politike
14 Maj 2023, 20:32
a.l
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit në...
Politike
14 Maj 2023, 20:30
k.m.
Damian Gjiknuri dhe Gledian Llatja
ELBASAN- Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri ka shpallur fitoren e kandidatit të Partis&...
Politike
14 Maj 2023, 20:17
a.l
Zgjedhjet
Ka përfunduar procesi i votimit pë r drejtuesit e rinj të pushtetit vendor në 61 bashki të vendit. Sipas shifrave të...