Politike

Pezullohet para orës 19:00 votimi në shkollën 'Ali Myftiu' në Elbasan, mbërrin Boçi dhe Llatja

Boçi ka qenë i shoqëruar edhe me deputetin Flamur Noka dhe mësohet se në një moment janë konfliktuar me qytetarët. 

14 Maj 2023, 18:48 Nga a.l
Pezullohet para orës 19:00 votimi në shkollën 'Ali
Pezullimi i votimit në shkollën ‘Ali Myftiu’ në Elbasan, mbërrin Llatja dhe Boçi 

ELBASAN- Kandidati i Bashkë Fitojmë Luçiano Boçi dhe kandidati i Partisë Socialiste Gledian Llatja kanë mbërritur në shkollën ‘Ali Myftiu’, aty ku vetëm pak minuta para orës 19:00 është pezulluar procesi i votimit. 

Boçi ka qenë i shoqëruar edhe me deputetin Flamur Noka dhe mësohet se në një moment janë konfliktuar me qytetarët.  Mësohet se sekretarja ka marrë një listë numrash të zgjedhësve, fletë këto të cilat i ka grisur kryetarja e komisionit. Pjesëmarrja më e lartë e qytetarëve që kanë votuar deri më tani është në Has me 52.70%.   

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll