Politike

'Dy orë na ndajnë nga Ndryshimi'/ Erisa Xhixho thirrje qytetarëve: Askush nga ju nuk duhet të rrijë pa votuar

Duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në procesin e votimit, ajo tha se çdo votë ka peshë të jashtëzakonshme pasi ajo mund të jetë vota vendimtare. 

14 Maj 2023, 17:37 Nga a.l
'Dy orë na ndajnë nga Ndryshimi'/ Erisa Xhixho thirrje
Erisa Xhixho

TIRANË- Në dy orët e fundit të votimeve për zgjedhjet, nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, në një deklaratë për mediat ka bërë thirrje që qytetarët të dalin dhe të shprehin vullnetin e lirë me votë. Duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në procesin e votimit, ajo tha se çdo votë ka peshë të jashtëzakonshme pasi ajo mund të jetë vota vendimtare. 

Edhe 2 orë na ndajnë nga Ndryshimi që të gjithë presim nga Ndryshimi që aq shumë e dëshirojmë. Vota e çdo qytetari ka një vlerë të çmuar për veten e tij dhe të familjes se tij. Të votojmë masivisht sepse vetëm se kjo e bën të pandalshme Fitoren e Ndryshimit. Një thirrje për të gjithë të rinjtë, gratë dhe prindërit tanë! Askush nga ju nuk duhet të rrijë pa votuar. Fuqia e ndryshimit eshte tek vota jote. Duhet të votojmë sepse në këtë mënyrë vendosim vetë për veten tonë dhe nuk e lëmë fatin tonë në duart e të tjerëve. Votoni, votoni, votoni! Çdo votë ka nje peshe te jashtezakonshme sepse ajo mund te jete vota vendimtare. Vota eshte ura midis shpreses dhe ndryshimit. Kaloje ate ure dhe beje ndryshimin per vete dhe familjen tende”, deklaroi ajo. 

 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll