Politike

ZGJEDHJET/ 30 minuta nga mbyllja e procesit, FIKEN dritat në disa zona në Mallakastër, pezullohet për disa minuta votimi

Gjatë kësaj kohe, qytetarët kanë pritur pranë qendrës së votimit derisa energjia është rikthyer. 

14 Maj 2023, 18:27 Nga a.l
ZGJEDHJET/ 30 minuta nga mbyllja e procesit, FIKEN dritat në disa zona
Foto ilustruese

MALLAKSTËR- Vetëm 30 minuta na ndajnë nga mbyllja e procesit të votimit. Ndërkohë problemet në qendrat e votimit në disa qarqe vijojnë. Mësohet se në Mallakastër ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në qytet dhe në disa zona të njësive administrative. 

Paraprakisht shkak dyshohet të jetë bërë moti i keq me reshje të dendura shiu. Energjia është ndërprerë për disa minuta duke pezulluar procesin e votimit. Gjatë kësaj kohe, qytetarët kanë pritur pranë qendrës së votimit derisa energjia është rikthyer. 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll