Politike

E moshuara 77-vjeçare që ka marrë pjesë në çdo zgjedhje fton qytetarët të votojnë

Nurja, e moshuara 77 vjeçare nga Kuçova nuk ka munguar në asnjë proces votimi dhe sot, ajo jep shembull për të gjithë qytetarët.

14 Maj 2023, 17:32 Nga a.d
E moshuara 77-vjeçare që ka marrë pjesë në çdo
E moshuara

KUÇOVË-Një e moshuar 77-vjeçare nga fshati Gegë i bashkisë Kuçovë tregon se nuk ka lënë asnjë vit zgjedhor pa marrë pjesë në votim. Zonja Nure votoi ditën e sotme, edhe pse me shkopin me vete dhe e shoqëruar, duke inkurajuar qytetarët që gjithashtu të votojnë.

E moshuara tregon se erdhi me nusen që jeton në Kuçovë për të votuar:

Nurja: Çdo vit unë skam lënë as edhe një vit pa votuar.

Të ka ndodhur ti thuash t’i fëmijëve të ty shko voto?

Nurja: Jo asnjëherë, ata vijën vetë për të votuar

Pate momente që e mendove dy herë për të mos ardhur për shkak të shiut?

Nurja: Jo unë do vija që në mëngjes po nuk pata njeri, erdhi nusja nga Kuçova erdha me nusen. Çdo zgjedhje unë do vij.

Çfarë do ti thuash qytetarëve që e kanë me dy mendje për të votuar?

Nurja: E kanë gabim, le të votojnë. Unë s’jam dakord mos të marrin  pjesë, të tërë duhet të votojnë./TopChannel

zgjedhjet e 14 majit selia roze selia blu

Sondazh

Poll